Fonseca para sfidës me Interin: Na interesojnë 3 pikët, jo kundërshtari!

Trajneri i Romës Paulo Fonseca u shpreh i lumtur pas fitores bindëse të skuadrës së tij, 3-1 kundër Crotones. Ndeshja e radhës do të jetë kundër Interit, teksa strategu portugez kërkon nga skuadra e tij që të vijojë ecurinë pozitive me 3 fitore radhazi.

“Ne kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer Mund të kishim bërë diçka më mirë në pjesën e dytë, por ishte shumë mirë. Edhe arbitri bëri mirë. Vendi i tretë i konsoliduar? Ishte qëllimi ynë, tani mund të mendojmë për ndeshjen tjetër.

Forma është e njëjtë, ne vetëm ndryshuam lojtarët dhe nuk e ndryshuam identitetin tonë, ekipi luajti pa ndryshuar idenë. kemi nevojë për të fituar të gjitha ndeshjet, tani le të mendojmë për Interin dhe do të përpiqemi të fitojmë. Të rëndësishme janë tre pikët, jo kundërshtari”., deklaroi trajneri i Romës.

SHKARKO APP