‘Forbes’ zbulon ekipin më të kushtueshëm, vlen 3.7 miliardë dollarë

Pavarësisht fitimit të Champions League për të dytin vit radhazi, Reali nuk mund të ngjitet në majën e një renditjeje speciale, por ka zbritur në vendin e tretë. Vendin e parë në klasifikimin e “Forbes” për klubet më të vlefshme të botës e ka zënë Manchester United, për herë të parë në 5 vitet e fundit.

Sipas “Forbes”, “djajtë e kuq” vlerësohen me 3.69 miliardë dollarë, përpara gjigantëve spanjollë si Barcelona dhe Real Madrid. Katalanasit kanë një vlerë prej 3.64 miliardë dollarë, ndërsa Reali, i cili mbante vendin më të lartë të podiumit në 4 vitet e kaluara, zbret në fund të podiumit me një vlerë prej 3.58 miliardë dollarë.

Bayern Munchen, me 2.71 mld dollarë, dhe Manchester City, me 2.08 miliard dollarë, plotësojnë pesëshen e ekipeve më me vlerë të botës. Ndërsa në 10-she futen edhe Arsenali, Chelsea, Liverpool, Juventusi dhe Tottenham.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?