
Inter-Napoli është super dueli i mbrëmjes së sotme në Seria A, që vendos përballë dy skuadrat e para në renditje. Inzaghi dhe Conte kanë përzgjedhur dhe formacionet zyrtare.
Asnjë risi nga strategu zikaltër i cili i beson vendosjes, 3-5-2, me Lautaron dhe Thuram në majën e sulmit. Conte ndërkohë përgjigjet me 4-3-3. Lukaku do të mbështetet nga Kvaratskhelia dhe Politano. Rrahmani është titullar në mbrojtje.
