FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Formacionet zyrtare/ City dhe Chelsea hedhin në fushë këta yje në finalen e Championsit

Mbrëmje e madhe ka mbërritur. Në Porto do të mësojmë edhe fituesen e Champions League për sezonin 2020/2021. Manchester City dhe Chelsea do të matin forcat përballë tyre.

Guardiola do të hedhë në fushë formacionin me vendosjen 4-3-3. Ederson do të jetë në portë. Në krahun e djathtë do të luajë Walker, Ruben Dias dhe Stones në qendër dhe Zinchenko në krahun e majtë. De Bruyne, Gundogan dhe Foden do të jetë trinomi në mesfushë. Në repartin e avancuar ndërkohë Mahrez, Sterling dhe Bernardo Silva do të jenë kërcënues me teknikën e tyre brilante.

Tuchel zgjedh që të kundërpërgjigjet me vendosjen 3-4-3. Mendy do të mbrojë katërkandëshin. Në mbrojtje Azpiicueta, Rudiger dhe Thiago Silva janë një garanci. Në mesfushë Jorginho dhe Kante do të vendosin ekuilibrat, ndërkohë që Chilëell dhe James do të jenë në mbështetje të sulmuesve. Ky repart do të formohet nga Havertz dhe Mount në mbështetje të Werner. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?