Formacionet zyrtare të Derbit të Italisë/ Sarri me dy surpriza, Conte nuk ndryshon asgjë
Më në fund në Seria A vjen momenti i së vërtetës për të parë në fushë Derbin e Italisë mes Interit dhe Juventusit. Zikaltri udhëheqin renditjen me pikë të plota, të ndjekur me dy pikë më pak nga skuadra torineze.
Sarri i ka befasuar të gjithë teksa ka vendosur në fushë një formacion ndryshe nga sa ishte parashikuar. Nga minuta e parë do të luajnë Bernandeschi dhe Dybala, dhe jo Higuain e Ramsey. Ne repartet e tjera nuk ka ansjë surprizë me Cuadradon që do tëluajë në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Conte ndërkohë ka hedhur në fushë formacionin e zakonshëm 3-5-2, me Lautaro Martinez dhe Lukakun, i cili ja ka dalë të rikuperohet në kohë.
INTER (3-5-2): 1 Handanovic; 2 Godin, 6 de Vrij, 37 Skriniar; 33 D’Ambrosio, 23 Barella, 77 Brozovic, 12 Sensi, 18 Asamoah; 10 Lautaro, 9 Lukaku.
JUVENTUS (4-3-1-2): 1 Szczesny; 16 Cuadrado, 19 Bonucci, 4 De Ligt, 12 Alex Sandro; 6 Khedira, 5 Pjanic, 14 Matuidi; 33 Bernardeschi; 10 Dybala, 7 C. Ronaldo.