Formacionet zyrtare/ United dhe Milan me mungesa të shumta në sfidën e Europa League
Manchester United dhe Milan pas pak minutash do të luajnë aktin e parë të fazës së 1/8-ve në Europa League. Të dyja skuadra vijnë me mungesa të shumta në këtë sfidë.
Solskjaer do të luajë me vendosjen e zakonshme 4-2-3-1. Në portë do të jetë Henderson, në fazën e avancuar James, Bruno Fernandes dhe Martial do të mbështesin Greenwood.
Edhe te Milani ka mungesa të shumta. Theo dhe Ibrahimovic nuk do të jenë të gatshëm. Krunic, Diaz dhe Saelemaekers do të jenë në mbështetje të Leao-s.

KOHA JONË SONDAZH

