Formacioni më i mirë i sezonit në Seria A, vetëm 3 lojtarë nga Interi (FOTO)
Mbrëmjen e djeshme uli siparin Seria A për sezonin 2020/21. Falë statistikave të Opta-s, është stiluar edhe formacioni më i mirë i sezonit në kampionatin italian.
Në portë është Donnarumma (Milan), mbrojtja me katër formohet nga Cuadrado (Juve), Theo Hernandez (Milan) dhe kopja interiste Bastoni dhe De Vrij. Në mesfushë janë futbollistë nga tri ekipe të ndryshme: Zielinski (Napoli), De Paul (Udinese) dhe Malinovskiy (Atalanta). Në sulm ndërkohë janë Ronaldo (Juve), Lukaku (Inter) dhe Muriel (Atalanta).
Interi si Kampion Italie përfaqësohet nga tre futbollistë, ndërkohë që Milan, Juve dhe Atalanta janë ndalur në dy. Një ekip ëndrrash padyshim, por dhe me disa mungesa të mëdha, si interistët Hakimi dhe Barella, dërkohë nuk është as Kessie nga Milani, apo Vlahovic nga Fiorentina. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

