FOTO/ 2020-ta nis ters për Balotellin, përplas makinën me garazhin e komshiut
2020-ta nuk ka nisur me këmbën e mbarë për Mario Balotellin.
Futbollisti i Breschias përplasi makinën e tij Fiat 50 në orën 06:00 të ditës së sotme teksa po kthehej nga festa e Vitit të Ri.
29-vjeccari ngatërroi garazhin e shtëpisë së tij me atë të komshiut dhe përplasi automjetin duke dëmtuar pjesën e përparme të tij.
Nga raportimet e “Corriere della Sera”-s Balotelli nuk ka pësuar lëndime në trup ndërsa është larguar më pas për të shkuar drejt banesës së tij.
Nuk është hera e parë që “Super Mario” shkakton probleme. Ai është kritikuar ashpër për jetën e shfrenuar dhe mungesën e disiplinës në fushën e lojës, ç’ka sollën dhe rënien e shpejtë në karrierën e tij.