FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Fotografon Formula 1 me kameran 104-vjeçare, shihni rezultatin

Nëse ka ndonjë sport që kërkon fotografim të shpejtë, ai është Formula 1, çka e bën edhe më mahnitëse atë që ka bëri fotografi Joshua Paul, i cili, në vend të kamerave më të fundit, zgjodhi të përdorte një kamera 104-vjeçare Graflex 4×5.

Fotograti pa dyshim që ka sy për detajet, pasi ndryshe nga kamerat moderne që kapin deri në 20 foto në sekondë, Graflexi i tij i vitit 1913 mund të bëjë vetëm 20 foto gjithsej. Për shkak të kësaj, çdo shkrepje duhet menduar me kujdes më parë dhe kjo është evidente në këtë set të bukur fotografish.

Paul u frymëzuar të fotografonte garat e F1 me kameran e vjetër pasi pa një revistë të vitit 1969 me foto nga Indy 500 i atij viti. Duke vënë re që fotografi i kishte kapur qëllimisht fotot jo të qarta dhe jashto fokusi, ai vendosi të rikrijonte këtë teknikë me Formulën 1 moderne si subjekt. Ai e nisi me Grand Prix të Spanjës më 2013 dhe tani është kaq i pasionuar saqë ka hapur edhe një revistë të quajtur Lollipop, publikim i entuziastëve të F1.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?