FOTO/ Funerali i Diogo Jotës! Bashkëshortja mes lotëve përqafon arkivolin, Ronaldo mungon

Këtë të shtunë mijëra persona janë mbledhur në rrugët e Gondomarit, pranë qytetit të Portos, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Diogo Jotës. Ai humbi tragjikisht jetën në një aksident automobilistik bashkë me vëllain e tij, André (25 vjeç).

Dy arkivolet u transportuan nga kapela funerale në kishën famullitare të qytetit. Brenda u lejohej hyrja vetëm familjarëve dhe miqve të ngushtë, ndërsa ceremonia u transmetua drejtpërdrejt jashtë për mijëra pjesëmarrësit që kishin ardhur të bënin homazhe. Ndër të pranishmit ishte edhe menaxheri i njohur Jorge Mendes, kapiteni i Manchester City-t dhe bashkëkombësi i Jotës, Bernardo Silva, si dhe një delegacion i plotë nga Liverpool, me kurora lulesh në formën e fanellave me numrat 20 (për Diogon) dhe 30 (për André).

Bashkëshortja e veshur me të bardha dhe duke mbajtur një trëndafil të kremtë në dorë, qëndronte pranë arkivolit të bashkëshortit, e mbështetur nga familjarët mes skenash të thella emocionale. I pranishëm në varrim ishte edhe Ruben Neves, ish-shok skuadre i Jotës te Wolves dhe Porto, i cili udhëtoi nga SHBA me avion privat për të marrë pjesë në ceremoni, vetëm një ditë pasi kishte luajtur në Kupën e Botës për Klube me Al Hilal. Ai dhe Cancelo nuk arritën të përmbanin lotët gjatë minutës së heshtjes. Nga ceremonia nuk kaloi pa u vënë re mungesa e Cristiano Ronaldos. Pavarësisht mesazhit të tij ngushëllues në rrjete sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?