FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Juventusi gjen pasardhësin e Buffonit. Ja kush është

Gianluigi Buffon është shumë pranë lamtumirës në futboll, dhe e gjitha kjo për shkak të moshës së madhe, për këtë arsye drejtuesit e Juventusit janë vënë në kërkim të pasuesit të tij.

Szczensy  do të jetë pasardhësi i Buffon. Drejtuesit e Juventusit janë vënë në ndjekje të portierit cek, por ajo çka në fillim u përfol se transferimi i tij do të bëhej për të qenë zëvendësuesi i kapitenit të bardhezinjve, tashmë ka marrë një tjetër drejtim.

Trativat me Arsenalin, skuadër e cila ka dhe kartonin e gardinit 27-vjecarë kanë avancuar, akordi mes “Topcinjve të Londrës” Szczensy është gjetur dhe pritet vetëm konfirmimi zyrtar. Ideja për transferimin e polakut  kishte lindur prej kohësh nga dyshja e “Zonjës së Vjetër” Marotta-Paratici, të cilët janë optimistë se bisedimet do të përfundojmë shumë shpejt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gardiani  në fillim ishte spektik për një transferimin të tijin tek kampionët e italisë, por ajo cka e ka bërë të ndërrojë mëndje, është  se Szczesny shumë shpejt mund të bëhet trashëgimtari i portës së bardhezinjve dhe se roli i tij si zëvendësues nuk do ta zgjasë shumë duke patur parasysh dhe moshën e legjendës së Juventusit Gianluiggi Buffon, i cili nuk e ka të largët ditën që do të varë dorezat në gozhdë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kontratë polakut i është shkruar se do të luaj disa ndeshje si titullarë. Në pritje të “Ok” nga ana e drejtuesve të Arsenalit, 27-vjecarit i është ofruar një kontratë 4-vjecare nga ku do të përfitjë 4.5 milionë Euro. Me shumë gjasa do të jetë  Wojciech Szczesny pasardhësi i Gianluiggi Buffon në portën e Juventusit.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?