FOTO/ Ky është shënjestra e atentatit në Shkodër, i shpallur 18 herë kampion boksi i Shqipërisë

 Boksieri i Vllaznisë, Nelson Hysa është plagosur sot me dy plumba gjatë një atentati me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur tek ura Dervishbeg në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se boksieri i ka marrë plumbat sipër legenit dhe është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku paraprakisht mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

15823284_1907181629505310_1337871273263123841_n
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se kanë qenë dy persona me motor që kanë qëlluar në drejtim të boksierit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai është qëlluar me armë sapo ka dalë nga berberi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, boksieri i peshave të rënda të Vllaznisë është një nga figurat e njohura të sportit në vend.

Ai është shpallur 18 herë kampion boksi i Shqipërisë.

Ai gjithashtu ka qenë pjesë e ekipit “Mexico Guerreros” që merr pjesë në Ligën gjysmëprofesioniste WSV.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?