FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Lajm ‘Bombë’ nga Spanja! Ish-ylli i Real Madrid kërkon të transferohet tek Barcelona

Ky vit mund të quhet ndryshe dhe viti i çmendurirave për sa i përket merkatos në futboll. Neymar u largua për 222 milionë ruto nga barcelona. Dortmund kërkon 120 milionë euro për Dembele, si dhe Milani i çmendur që ka bërë disa transferime të bujshme.

Por jo gjithçka mbaron këtu, pasi një prej ish-yjeve të realit sot pjesë e Arsenali, Mesut Ozil i ka kërkuar agjentit të tij që të transferohet tek Barcelona.

Sipas asaj që raporton “Don Balon”, ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, i ka kërkuar agjentit të tij që të kontaktojë me Barcelonën për të arritur një marrëveshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ozil ende nuk e ka përfunduar kontratën me klubin londinez pasi ka edhe 12 muaj në kontratën aktuale, por ai dëshiron të ikë në “Camp Nou”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Barcelona po kërkon transferimin e yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinho, por skuadra e Jurgen Kloppit ka refuzuar ta shesë deri më tani, megjithëse raportohet se klubet janë në bisedime të fshehta.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?