FOTO / Max Biaggi aksident në stërvitje, ja gjendja e tij

Gjashtë herë kampioni i Botës në garat me motora, Max Biaggi, ka bërë një aksident në pistën “Il Sagittario” të Latinës.

Biaggi ka rrëshqitur me motorin e tij, duke krijuar panik. Ai është transportuar me autoambulancë në spitalin “San Camillo di Roma”.

Stafi mjekësor bën me dije se piloti për asnjë moment nuk ka humbur ndjenjat, edhe pse ka pësuar një goditje të fortë në kokë dhe ka disa trauma në trup.

Swiss Digital Desktop Reklama

Biaggi i është nënshtruar disa analizave nga ana e mjekëve, që shprehen se piloti ka mjaft dhimbje, por është jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

46-vjeçari edhe pse nuk ka fituar asnjë titull në Moto GP, është një pilot mjaft i dashur në garat e motoçiklizmit dhe prej disa vitesh ka krijuar një skuadër të tijën, ku promovon pilotët e rinj.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?