FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Milani nuk ndalet, të hënën gati për të transferuar këtë super-sulmues

Të hënën e javës së ardhshme drejtues të Milanit do të takohen me homologët e Real Madridit për të diskutuar për transfertën e mundshme të Alvaro Moratës.

Sipas burimeve të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, Milani i ka ofruar sulmuesit spanjoll një pagë 7 milionë euro në sezon e cila së bashku me shpërblimet dhe të drejtat e imazhit paga rritet në 8 milionë euro.

Tani një takim është vendosur për të hënën, me Diavolo të gatshëm të ofrojë 60 milion euro për të sjellë Moratën në “San Siro”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rossonerët” paraqitën një ofertë për Moratën disa javë më parë, duke i dhënë atij kohë për të reflektuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë verës së kaluar sulmuesi la Juventusin për tu bashkuar me “Los Blancos”, por tashmë nuk është i kënaqur me minutat e aktivizimit.

Këtë sezon 24-vjeçari ka zhvilluar vetëm 18 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 20 gola dhe 4 asiste.

/ SYRI.net /

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?