FOTO/ Polonia bëhet modë për lojtarët shqiptarë, ky është transferimi i radhës

Klubi polak, Wisla Krakova, përmes një njoftimi në sajtin zyrtar, ka bërë të ditur se ka transferuar shqiptarin, Vullnet Basha, vëllain e mesfushorit të kombëtares shqiptare, Migjen Basha.

“Fillimisht, dua t’i falënderoj të gjithë për besimin nga ky klub. Jam shumë i lumtur që gjendem këtu dhe mezi po pres të bashkohem me djelmoshat”, tha shqiptari.

“Të them të drejtën, nuk e prisja një propozim të tillë. E di se Wisla është klub i madh me tifoz të jashtëzakonshëm dhe për këtë nuk u mendova dy herë. Vetëm që të luaj në këtë klub, për mua është kënaqësi”, shtoi më tej vëllai i Migjenit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para transferimit në Poloni, Basha ka luajtur për Murcian, Ponferradinan dhe Real Zaragozan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?