FOTO/ Publikohet formacioni më i mirë i ‘Rusi 2018’, surprizë mungesa e këtij ylli
Lionel Messi, Neymar dhe Paul Pogba janë vetëm disa nga emrat që janë përfshirë në formacionin e lojtarëve më të mirë që janë kualifikuar në Kupën e Botës.
Skuadra si Brazili, Franca, Spanja, Gjermania dhe Argjentina e kanë siguruar të gjitha një vend në kompeticionin më të rëndësishëm të sportit më popullor në botë.
Spanja dhe Gjermania, pa harruar Brazilin, e kanë prerë biletën për fazën finale të Kupës së Botës pa shumë vështirësi. Por kjo nuk ka ndodhur për Messi-n me shokë, të cilët kanë vuajtur deri në minutën e fundit të ndeshjes së fundit të fazës eliminatore.
Gjithsesi, Messi ka bërë detyrën në momentin më të vështirë të Argjentinës, me një tregolësh fantastik. Ylli i Barcelonës ka marrë për dore shokët e kombëtares dhe i ka dërguar ata në “Rusi 2018”.
Natyrisht, ai është një nga yjet e formacionit të më të mirëve të Kupës së Botës. Ashtu si ish-shoku i tij i skuadrës Neymar, i cili ka formuar një treshe të frikshme me Philippe Coutinho dhe Gabriel Jesus, duke ndihmuar pesë herë kampionët e Botës të shënonin 41 gola në fazën kualifikuese.
Përveç realizimit të numrit më të madh të golave në eliminatoret e grupit të Amerikës së Jugut, Brazili ka qenë edhe skuadra që ka pësuar më pak gola falë tre yjeve si Dani Alves, Thiago Silva dhe Alex Sandro. Kjo treshe i bashkohet Neymar në formacionin e më të mirëve.
Sipas “Who Scored”, faqja sportive e specializuar në analizimin e statistikave të futbollit, polaku Wojciech Szcz?sny, spanjolli Thiago Alcantara, gjermani Toni Kroos, francezi Pogba dhe belgu Dries Mertens janë më të mirët e kombëtareve të tyre.
Ky që shihni në foton e mëposhtme është formacioni i plotë, i bazuar te statistikat e lojtarëve gjatë fazës kualifikuese. Surprizë është mungesa e Cristiano Ronaldos.

KOHA JONË SONDAZH

