FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Shtiret si drejtues i skuadrës, takohet me lojtarët e Inter-it

Blen një kostum të Inter-it, skuadra e zemrës. Armatosesh me një celularë, guxim, iniciativë dhe, në fund, futesh në hotelin ku qëndrojnë idhujt e tu duke u shtirur si një drejtues vetëm për të bërë disa fotografi, që do të ruhen si të ishin vepra arti. E lehtë, apo jo? Me fjalë, po. Mattia Verde, një djalosh si shumë të tjerë, super tifoz i Inter, e ka bërë një gjë të tillë.

Misioni është realizuar me sukses të shtunën në mbrëmje në Leçe, pak para se skuadra e Luciano Spalletti-t të luante në stadiumin “Via del Mare” kundër Real Betis. Mattia ka arritur të gjejë një veshje identike me atë të drejtuesve zikaltër dhe i është bashkuar pjesës tjetër të grupit i pashqetësuar deri pak para fillimit të ndeshjes.

Rezultati? Një pasdite e paharrueshme, ku nuk ka munguar edhe fotografia me Mauro Icardi-n, idhulli i tij i vërtetë. Një drejtues i shtirur, që ka bërë të ndihen ziliqarë ata që, si ai, ëndërrojnë ta realizojnë një gjë të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?