FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO / Tirana ngushëllohet me 15 milionë lekë

Fundi i sezonit edhe pse i errët me rënien nga Kategoria Superiore, Tiranës po i sjell para pa fund. Së pari, skuadra fitoi Kupën, mori 50 milionë lekë të vjetër, do të marrë paratë nga Europa, por edhe nga renditja “fair-play”.

Skuadra bardheblu e ka mbyllur e para në këtë renditje dhe në bazë të rregullores do të marrë shpërblimin si ekipi më i mirë.

Ndonëse Superiorja u bë e pamundur për Tiranën këtë sezon, të paktën ka një tjetër renditje, që e shohin veten në krye. Kjo ka të bëjë me pikët që Tirana ka grumbulluar në lidhje me sjelljen e lojtarëve në fushë, ndëshkimin me kartonë, sjelljen e tifozërisë dhe ndëshkimet nga Komisioni i Disiplinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në faqen zyrtare të FSHF-së është publikuar renditja në të cilën Tirana numëron 264 pikë. Bardheblutë kanë arritur të lënë pas çdo skuadër tjetër të Superiores. Madje, edhe rivalët e përjetshëm, Partizanin. Ndjek Skënderbeu me 247 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bie në sy renditja në vend të parafundit e skuadrës së Kukësit, e cila ka qenë në krye të renditjes së Superiores për shumë javë dhe u shpall ekipi.

Korabi mbyll klasifikimin me 218 pikë, duke qenë ekipi më pak “fair-play” se skuadrat e tjera të Kategorisë Superiore.

Gjithsesi, Tirana ia del të jetë e para në renditjen “fair-play” për këtë sezon, duke përfituar 15 milionë lekë.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?