FOTO-VIDEO/ Pas Francës, trazira edhe në Angli. Ndërpritet ndeshja

Tifozët e Chalton në Ligën e Parë angleze kanë gjetur një formë interesante për të protesuar kundër pronarit të skuadrës së tyre. Në minutë parë të ndeshjen kundër Coventry, tifozët kanë hedhur në fushë derrkuca plasik duke mbuluar të gjithë fushën shkruan Syri.net.

Ndeshja është ndërprerë dhe është shtyrë për disa minuta. Kjo protestë e këtij lloji është e dytë herë që bëhet nga tifozët kësaj skuadre. Ata kishin protesuar me derrkuca edhe në ndehsjen e fazës së parë në muajin Tetor, ku ndeshja ishe ndërprerë përsëri.  Tifozët kërkojnë nga presidenti i skuadrës së Chalton, Roland Duchatelet, që ky i fundit të investoj më shumë për skuadrën.

Tifozët e Charlton sezonin e kaluar hodhën topa plazhi në fushë dhe gjithashtu vunë një arkivol në stadium për  ‘funeralin’  e presidentit, tallje kjo që bëri shumë bujë në atë kohë në ndeshjen kundër Middlesbrough.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?