FOTO/Manuel Gaxhja, elbasanasi që ndeshet në kafaz

 Manuel Gaxhja është një 20 vjeçar nga Elbasani i cili ka mbi 11 vite që stërvitet në sportin e Taekwondos dhe ka mbi 5 vite që ushtron sportin e MMA (Mixed Martial Arts)  ose ndeshje në kafaz. Në një intervistë për ElbasaniPlus, Gaxhja na tregon për fillesat dhe për ecurinë e tij gjatë viteve të fundit.

Fillimish, Manueli ka qenë pjesë e ekipit të M.S.A në Elbasan dhe tashmë ka firmosur me një kompani irlandeze e cila i siguron trajnime ndërkombëtare dhe pjesmarrje në evenimente të larta në botë. Në rekordin e tij si profesionist  në MMA Gaxhja tregon se ka 4 fitore dhe një barazim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e diel ky sportist ka një ndeshje të rëndësishme me rivalin e tij, gjithashtu dhe një sportist shumë i fortë nga Nigeria.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me këtë kundërshtar – thotë Gaxhja – në ndeshjen e parë kam dalë barazim, por dukej qartë gjatë ndeshjes që kisha epërsi mbi rivalin”. “Kam ngulur këmbë – pohon Gaxhja – që të ndeshem edhe njëherë me këtë kundërshtar për të vërtetuar pretendimet e mia se në ndeshjen e parë më është bërë padrejtësi nga arbitrat”.

Në këtë ndeshje do të nderoj Shqipërinë dhe Elbasanin në veçanti. Ndeshja do të zhvillohet ditën e dielë në qytetin e Selanikut dhe pritet që të ketë shumë sportëdashës shqiptarë që do të mbështesin sportistin elbasanas.

https://www.facebook.com/sportsacademymanuel/videos/1026067507454812/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?