Franca mund me Griezmann, Finlandën. Holanda luan “tenis” ndaj Turqisë (VIDEO)
Franca dhe Holanda bëjnë detyrën në sfidat e radhës të kualifikueseve të Kupës së Botës. ”Gjelat” triumfuan pastër 2-0 në shtëpi ndaj Finlandës, me dy gola të shënuar nga Antonie Griezmann. Ylli i Atleticos do të shënonte një super gol në minutën e 25-të me një goditje shumë të bukur në cepin e portës. Në fillimin e pjesës së dytë Griezmann finalizoi një aksion me këmbën e djathtë.
Holanda shpartalloi 6-1 Turqinë, teksa protagonist absolut ishte Memphis Depay me plotë 3 gola të shënuar. Sulmuesi i Barcelonës njërin prej golave e shënoi nga pika e bardhë. Klaassen hapi serinë e golave ë në minutën e parë, ndërkohë që Guus Til dhe Malen mbyllën gjithçka. Holanda merr kreun e Grupit G, por me pikë të barabartë me Norvegjinë.
Nordikët mposhtën 5-1 Gjibraltarin. Haaland nuk kishte si të mungonte me tripletë, ndërkohë që Sorstvedt dhe Sorloth finalizuan dy herët e tjera. /R.Lika-Koha Jone/