“Frikë e madhe, por jam mirë”, nëna e CR7 ka falenderime për të gjithë

Ditët e fundit kanë qenë të tensionuara dhe shqetësuese për Cristiano Ronaldon. Nëna e tij, Dolores Aveiro pësoi një goditje në tru, por për fat të mirë ia ka hedhur pas dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ylli i Juventusit fluturoi drejt Portugalisë për t’i qëndruar pranë personit më të shtrenjtë në botë, teksa është rikthyer në stërvitje me Juventusin. Dolores ka postuar një mesazh falënderimi në rrjetet sociale, aty ku i qetëson të gjithë me lajmin që e keqja ka kaluar.

Të dashurit e mi kudo që ndodheni, ky nuk është një mesazh normal i Dolores, por po shkruaj këtu për t’u lajmëruar se po e marr veten (jam ankuar shumë për qëndrimin e shtrirë në krevat për shumë orë). E di që është për të mirën time dhe pas pak ditësh do të rifilloj aktivitetin normal me dëshirën e Zotit.

Ishte vetëm një situatë e frikshme, jam e vetëdijshme për atë që më ndodhi dhe mund të them që pata fat. Falënderoj skuadrën e mjekëve dhe gjithë profesionistët që kanë qenë përkrah meje që nga ora e parë.

Ju falënderoj për mesazhet mbështetëse, për lutjet tuaja dhe energjitë pozitive. Falënderoj fëmijët e mi të dashur, nipat, vëllezërit dhe miqtë. Dolores do të kthehet shpejt, do të doja t’iu falënderoja edhe për mirëkuptimin e privatësinë tuaj në përgjithësi. Faleminderit të gjithëve“, përfundon mesazhi i nënë së yllit portugez.

 

View this post on Instagram

 

Meus queridos desse lado , esta não é a típica msg normal da Dolores , mas só estou a passar por aqui , só para vos dizer que estou a recuperar bem(já a reclamar muito de estar deitada na cama à muitas horas? ) Mas sei que é para o meu bem , em alguns dias já estarei na minha rotina normal se Deus quiser , tudo não passou de um susto ,estou sóbria , consciente do que me aconteceu e com plena certeza que fui uma sortuda ,agradeço à equipa médica e a todos os profissionais que me acompanharam desde a primeira hora ,agradeço as msgs de apoio constantes ( não estou a ler , mas a minha filha Cátia está a por- me a par de tudo o que se passa desse lado ) obrigada pela corrente de orações e pelas energias positivas de todos os lados,obrigada meus filhos queridos ,meus netos irmãos e amigos , A Dolores já já estará de volta ,até lá meus queridos agradeço um pouco de compreensão pela privacidade e respeito em geral,pois ( com saúde não se brinca ) . Só achei realmente que vocês mereciam uma palavra minha ( embora não fosse eu escrever o texto , ditei tudo o que queria falar ) Obrigada a todos ❤️? Bem haja .

A post shared by Maria Dolores (@doloresaveiroofficial) on

SHKARKO APP