FSHF do të ndërtojë dy fusha të reja me bar artificial, arrihet marrëveshja me Bashkinë Gjirokastër

ederata Shqiptare e Futbollit dhe Bashkia Gjirokastër kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e dy fushave të reja të futbollit në Gjirokastër.

Pas përfundimit me sukses të punimeve në fushën e stadiumit “Luftëtari”, qytetit do t’i shtohen edhe dy fusha stërvitore me bar artificial.

Punimet do të nisin së shpejti dhe ky investim është pjesë e projektit të rëndësishëm të FSHF-së, “100 Fushat”, që synon të krijojë më shumë hapësira për fëmijët që të stërviten dhe të luajnë futboll.

Gjithashtu, ky projekt pritet të ndihmojë në rritjen e cilësisë së futbollit në qytetin jugor të vendit.

SHKARKO APP