FSHF: Gjimshiti dhe Memushaj, sot ne konference shtypi

Berat Gjimshiti dhe Ledian Memushaj kanë qenë dy futbollistët e rradhës te kombetares në konferencë për shtyp të planifikuar nga trajneri De Biasi. Kjo lidhje me median u mbajt në qendrën e ekipeve kombëtare të Turqisë, ku është akomoduar përfaqësuesja jonë, përpara nisjes për në ndeshjen zyrtare Izrael-Shqipëri më 11 qershor, bene te ditur burime nga FSHF-ja.

Gjimshiti theksoi se “Kam pasur disa momente që nuk kam qenë mirë psikologjikisht, por ky nuk është problem, pasi i ndodh çdo lojtari. Të gjithë lojtarët në kombëtare kanë cilësi dhe duhet t’i luajmë këto ndeshje me vetëbesim. Kështu do të bëjmë edhe ndaj Izraelit. Në çdo ndeshje kur hyj nuk mendoj shumë për atë që ka ndodhur, por jam i përqendruar në ndeshje. Me tre mbrojtës, është një skemë që më përshtatet, pasi kam luajtur te Zurich dhe më pas te Avellino. Nuk mendoj se është problem i taktikës, por çështje individuale, sepse na ka munguar përqendrimi”.

Ndersa Memushaj u shpreh se “Duhet të mendojmë për ndeshjen me Izraelin. Të gjithë ishim të mërzitur, pasi krijuam raste, por një humbje ndaj tyre është tragjike. Jam i kënaqur që kjo humbje ndodhi me Kuksemburgun dhe jo me Izraelin. Ka një vit që flitet se trajneri do largohet, por ai është këtu. Këto nuk na interesojnë ne lojtarëve, pasi i takon trajnerit. Ai ka qënë gjithmonë i përqendruar për ne. Duhet të tregojmë në fushë që jemi më mirë se Izraeli”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?