FSHF kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë që finalja e Kupës të luhet me tifozë
FSHF i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë, që finalja e Kupës së Shqipërisë të luhet me praninë e tifozëve. Institucioni më i rëndësishëm i futbollit në vendin tonë, merr shkasë nga eksperienca e disa vendeve europiane që kanë lejuar një numër të reduktuar tifozësh.
Letra e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku mban datën 22, ndërkohë që finalja është spostuar një ditë më vonë, më 31 maj. Mbetet të shihet se si do të jetë përgjigja, e cila deri më tani për futbollin ka qenë negative.

KOHA JONË SONDAZH

