FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FSHF merr vendimin, 4 javët e fundit luhen në të njëjtën ditë dhe orë

Sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur datë dhe orar të unifikuar për ndeshjet e 4 javëve të fundit të Kategorisë Superiore. Përjashtim nga ky vendim bën vetëm derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana, i cili do të luhet në të njëjtën ditë, pra më 13 maj, por në orën 19:00 nën dritën e projektorëve të stadiumit “Air Albania”.

Ndërkohë javët e tjera do të luhen konkretisht më 17 maj, 21 maj dhe 26 maj, të gjitha në orën 17:00. Ky vendim pritet të shmangë llogaritë me rezultatet, duke qenë se gara në Superiore është plotësisht e hapur si për titull, ashtu edhe për Europën e mbijetesën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?