FSHF ofertë Igli Tares, shihet si pasues i De Biasit dhe i Shulkut
Tare është aktualisht në planet e presidentit të Lacios, Lotito, me të cilin ka ndërtuar një ekip kompetitiv. Ende nuk bëhet e ditur se cili është posti që i është afruar Tares nga ana e FSHF-së, i cili ka shprehur më parë dëshirën që të drejtojë ekipin tonë kombëtar. De Biasi ka kontratë deri në eliminatoret “Francë 2016” por Tare deri atëherë sa të marrë drejtimin e kuqezinjve, mund të bëhet pjesë e FSHF-së. Posti i Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së është një tjetër opsion. Për poste të tjera, nuk bëhet fjalë. Megjithatë kontaktet e mundshme mes Shqipërisë dhe menaxherit të Lazios pritet të zhvillohet në javët e ardhshme, para festave të fundvitit.
KOHA JONË SONDAZH

