FSHF publikon super golin e Arbër Hoxhës: E ka pikturuar si ka dashur!

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në rrjetet sociale pas golit të parë të shënuar nga Arbër Hoxha me fanellën kuqezi në fitoren ndaj Jordanisë. Në një postim plot emocion dhe krenari, FSHF ka ndarë një foto të momentit të golit, duke shkruar: “@arberhoxha_9 e ka pikturuar si ka dashur golin e parë me fanellën e Kombëtares.”

Hoxha, i cili po kalon një periudhë të shkëlqyer në formë, shënoi një gol të bukur në miqësoren ndaj Jordanisë. Sulmuesi anësor goditi mjaft bukur nga distanca, duke realizuar golin e parë me fanellën kuqezi.

Ky moment ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga tifozët shqiptarë, të cilët e kanë përgëzuar Hoxhën për paraqitjen e tij dhe për mënyrën spektakolare të realizimit të golit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?