FSHF shpall Alban Hoxhën si “Lojtari i Vitit 2014”

Portieri i Partizanit Alban Hoxha është shpallur “Lojtari më i mirë” për vitin 2014 në futbollin shqiptar.

Çmimi i është dhënë gjatë mbrëmjes së djeshme të organizuar nga FSHF në resortin “Tropikal” në Durrës. Pas tri orësh ceremonie, presidenti Armand Duka i dorëzoi çmimin portierit nga Cërriku.

"Jam shumë i lumtur për këtë vlerësim, falënderoj trajnerët dhe kapitenët që më përzgjodhën. Gjithashtu i jam mirënjohës trajnerit të Kombëtares, Xhani De Biazi, për besimin që më ka dhënë, duke më bërë pjesë të kuqezinjve”, deklaroi i emocionuar Hoxha para 300 të pranishmëve në Mbrëmjen Gala.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në anketën për “Lojtarin e Vitit”, kanë votuar 10 trajnerët dhe kapitenët e skuadrave që marrin pjesë në Superiore. Kandidatë për të marrë çmimin kanë qenë edhe kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, si dhe sulmuesi i Kukësit, Pero Pejiç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund fitoi me shumicën e votave portieri 27-vjeçar i Partizanit, i cili më parë është aktivizuar për Turbinën, Dinamon, Apoloninë, Kastriotin dhe Besën. Hoxha ka bërë paraqitje mbresëlënëse gjatë këtij viti, teksa ka ruajtur të paprekur portën për 1089 minuta. Ai vendosi një rekord të ri, duke thyer atë që mbahej nga ish-portieri i Elbasanit, Bujar Gogunja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?