FSHF: Të kthehen bastet sportive

Nuk hesht FSHF dhe drejtuesit e klubeve të futbollit. Ata po bëjnë llogaritë financiare dhe nuk iu dalin lekët.

Si përfundim sezoni futbollistik, pas llogarive sportive vijnë edhe ato financiare, ku në futbollin shqiptarë vazhdojnë të jenë me minuse të mëdha, si për skuadrat që financohen nga bizneset private ashtu edhe nga klubet të cilat kanë ende mbështetëse bashkinë e qytetit.

Në Shtëpinë e Futbollit u zhvillua një tryezë e rrumbullakët me drejtuesit e FSHF-s dhe klubeve të kategorisë Superiore dhe kategorive të tjera, ku u rikthye në vëmendje çështja e ligjit të sponsorizimeve, që dy vite më parë çoi në bojkot të kampionatit dhe rikthimi i lotarive sportive që shihet si një burim ekstra financues sportiv.

Në përfundim të tryezës në unanimitet të plotë u vendos për hartimin e një shkrese që pasi të firmoset edhe nga klubet t’i dërgohet Paralamentit në formë kërkese me shpresën për rishikimet e ligjit të sponsorizimeve por edhe të rikthimit të kompanive të basteve zyrtarisht, nga të cilat sporti dhe futbolli kërkon pjesën e tij nga të ardhurat që mund të gjenerojnë.

SHKARKO APP