FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FSHF zbardh planin e javës së 28-të, nis me Kukësi-Tirana

Superiorja rikthehet në fundjave, me dy ndeshje mjaft interesante që do të luhen të shtunën në orën 16:00. Faza e katërt e kampionatit elitar të futbollit në vend nis me duelet Kukësi-Tirana dhe Partizani-Kastrioti.

Të kuqtë duan tre pikët për të vënë në presion Teutën kryesuese, kurse Tirana do tentojë të mundë Kukësin për të luftuar për Europën, ose edhe për të ëndërruar më shumë se kaq.

Të dielën janë në program tre sfida të tjera, me Apolonia-Vllaznia që zhvillohet e para prej orës 13:00. Teuta e vendit të parë luan në transfertë tre orë më pas, kundër Skënderbeut që po tenton mbijetesën, ndërsa Laçi do kthesën te fitorja në një duel interesant me Bylisin në shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 28

Swiss Digital Mobile Reklama

E shtunë, më 17 prill 2021

Ora 16:00 | Kukësi-Tirana

Ora 16:00 | Partizani-Kastrioti

E diel, më 18 prill 2021

Ora 13:00 | Apolonia-Vllaznia

Ora 16:00 | Skënderbeu-Teuta

Ora 16:00 | Laçi-Bylisi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?