Ftesa për miqësoren me Jordaninë, Cake: Erdhi suprizë, te Shkëndija u gëzuan për fitoren kuqezi në Serbi

Klisman Cake është ftuar nga tranjeri i Kombëtares për miqësoren që Shqipëria do të luajë nesër përballë Jordanisë në ”Air Albania”. I pranishëm në konferencën për shtyp këtë të hënë bashkë me tranjerin Sylvinho, vetë Cake tha se nuk e priste ftesën dhe se nga ana tjetër, ekipi ku ai bën pjesë, Shkëndija u gëzua për fitoren kuqezi në Serbi.

Emocionet e këtij grumbullimi. Të rinjtë me këmbë të mbarë- Emocionet nuk mund t’I përshkruaj. Ka qenë ëndërr për mua, siç është për çdo fëmijë. Jam i grumbulluar dhe po jetoj ëndrrën.

Grupi? Grupi është shumë mirë. E kam gjetur shumë të bashkuar, si në rrallë vende është. Dua t’i falenderoj për mikpritjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bisedë me Silvinjon? Nuk kisha folur më parë, fola pasi erdha në hotel.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nesër debutimi? Normalisht që jo, askush nuk e jep këtë premtim. Ne gjithmonë jemi gati për Kombëtaren. Askush nuk premton gjë.

A e prisnit një ftesë? Nuk e kisha menduar gjatë. Kur më erdhi, ishte surprizë. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Gjithë jetën kuqezi.

Çfarë iu kanë thënë te Shkëndija? Te Shkëndija janë gëzuar shumë. Duke ditur sa shumë e duan Kombëtaren dhe sa patriotë janë. Më uruan të fitoj lojën me Serbinë, që ishte kryesore.

Emocionet? Te Shkëndija më japin emocion ngjyrat kuqezi, por Kombëtarja ka ndjesi tjetër. Nuk krahasohet me asnjë klub.

Keni thirrje? Nesër ftoj të gjithë tifozët, si kanë dalë nëpër rrugë, i ftoj të vijnë në stadium dhe ta festojmë së bashku atë fitore që arritëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?