Futboll dhe boks, sfida e Strasburg-Mainz i ofroi të gjitha (VIDEO)

Ndeshja mes Strasbourg dhe Mainz, e vlefshme për kthimin e çerekfinaleve të Conference League, u mbyll me tensione të forta dhe përplasje mes lojtarëve. Skuadra franceze triumfoi 4-0, duke përmbysur humbjen 2-0 të ndeshjes së parë dhe duke siguruar kualifikimin.

Incidenti kryesor ndodhi kur Martial Godo festoi duke vendosur fanellën e tij mbi flamurin e këndit përballë tifozëve kundërshtarë. Ky veprim provokoi reagimin e menjëhershëm të Nadiem Amiri, i cili e shtyu lojtarin, duke shkaktuar një përplasje që përfshiu disa futbollistë.

Në rrëmujën e krijuar u përfshinë edhe Stefan Posch dhe Philipp Tietz, ndërsa Maxi Oyedele përfundoi në tokë. Situata u qetësua vetëm pas ndërhyrjes së steëardëve, ndërsa Amiri u ndëshkua me karton të kuq për sjelljen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tensioni kishte qenë i lartë gjatë gjithë sfidës, e cila u karakterizua nga duele të forta. Gjatë ndeshjes, Diego Moreira u godit në fytyrë nga Dominik Kohr, i cili u ndëshkua vetëm me karton të verdhë. Në minutat e fundit, Moreira pati një tjetër përplasje me Armindo Sieb, me të dy lojtarët që u ndëshkuan me kartonë të verdhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një ndeshje e zjarrtë që përfundoi me kualifikimin e Strasbourg, por edhe me polemika dhe tension të lartë në fushë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?