Futbollistët e Vllaznisë rikthejnë Brdaric në krye të ekipit
Thomas Brdaric do të vijojë të qëndrojë në detyrën e trajnerit të Vllaznisë. Ditën e djeshme u përfol se gjermani u largua për rezultate të dobëta, pas vetëm 1 fitoreje në 9 ndeshjet e fundit.
Ka qenë vetë Thomas Brdariç që ka konfirmuar vijimin e punës te Vllaznia, teksa ka shtuar se një peshë shumë të madhe në këtë vendim kanë pasur pikërisht futbollistët kuqeblu, të cilët i ka cilësuar si familje për të.
Donatori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, deklaroi: “Thomas Brdaric konfirmohet në krye të stolit, trajneri ka besimin e skuadrës. Natyrisht që ecuria e fundit nuk na kënaq dhe presim reagim”.
Vllaznia u mposht me përmbysje 1-2 ndaj Bylisit, teksa në 9 javët e fundit ka regjistruar vetëm një fitore, 4 humbje e 4 barazime, një tregues i qartë i krizës së rezultateve që ka prekur kuqeblutë.
KOHA JONË SONDAZH

