Futbollisti i Interit bllokohet në Iran për shkak të konfliktit ajror me Izraelin

Lufta në rritje midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar pasoja edhe për Mehdi Taremín, sulmuesin e Interit, i cili aktualisht është i bllokuar në Iran. Hapësira ajrore iraniane është mbyllur pas bombardimeve izraelite, ç’ka e bën të pamundur fluturimin e tij drejt Los Anxhelosit për t’iu bashkuar skuadrës në përgatitjet për Botërorin e Klubeve të FIFA-s.

Burimet pranë Interit tregojnë se “klubi është në kontakt të përhershëm me Taremi dhe në orët në vijim do të tentojnë një zgjidhje, edhe pse në këto kushte nuk është aspak e lehtë”. Megjithatë, intensifikimi i përleshjeve bënë që situata të mbetet e vështirë për t’u zhbllokuar së shpejti.

Trajneri Cristian Chivu po përballet me mungesën e një sulmuesi shtesë pas largimit të Arnautovic dhe Joaquín Correa, teksa Taremi do të ishte alternativa ideale, por ai ende nuk ka mundur të largohet nga Teherani. Deri atëherë, skuadra do të përballet me sfidat e ardhshme në mungesë të tij.

SHKARKO APP