Futbollisti që shokoi mbrëmë Realin, Thill: Ende po dridhem, telefoni nuk pushon!
Sheriff Tiraspol po shkruan historinë në pjesëmarrjen e saj të parë në fazën e grupeve të Champions League. Mbrëmjen e djeshme skuadra moldave triumfoi 2-1. Golin e fitores e shënoi në fundin e kohës së rregullt, Sebastièn Thill, me një goditje spektakolare nga distanca.
“Mora një top në të majtë dhe më pas i bëra vetes një pyetje: ose do e çoja jashtë stadiumit, ose do e dërgoja brenda kuadratit. U çmenda, isha i lumtur, vrapoja kudo dhe dridhesha.
Kishte eufori të madhe. Ishim të gjithë të lumtur dhe festonim. Telefonat celular vijojonin të binin. Bëmë një lojë shumë të mirë, pritjet e portierit ishin të pabesueshme. Nuk fituam falë një ose dy lojtarëve, por nga kolektivi. Marrë mesazhe gjithë kohës, telefoni nuk pushon”, deklaroi Thill. /R.Lika-Koha Jone/