Gabimi amatoresk i kushton Romës, humbet ndeshjen në tavolinë ndaj Veronës

Roma nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 në transfertën ndaj Veronës në “Bentegodi”, por ka humbur ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, për shkak të një gabimi në listën e futbollistëve.

Vendimi u publikua pasditen e sotme nga Gjykata Sportive, e cila nuk e toleroi gabimin administrativ të verdhekuqve dhe i dha fitoren Veronës 3-0 në tavolinë, ndërsa Roma tani do të provojë të marrë pikët e para në fundjavë ndaj Juventusit.

Punonjësit e klubit verdhekuq nuk e kishin përfshirë mesfushorin Amadou Diawara në listën e futbollistëve mbi 22 vjeç dhe e kishin lënë ende në listën nën 22-vjeç, ndonëse ky i fundit ka mbushur 23 vjeç në muajin gusht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shkak të këtij gabimi, mesfushori nuk ishte fare në listën e futbollistëve në dispozicion të Fonsecës për ndeshjen e të shtunës në mbrëmje ndaj Veronës, ndonëse më pas luajti në fushë për 90 minuta.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?