Gafa epike e Dortmundit, harroi kapitenin Hummels pas një ndeshje
Dortmund luajti më 20 mars në Koln, sfidë e cila përfundoi në barazim 2-2. Një episod i rrallë ka ndodhi pas ndeshjes së vlefshme për Bundesligën. Protagonist ishte kapiteni i verdhezinjve, Matts Hummels.
Në momentin që delegacioni i klubit gjerman po nisej për t’u kthyer në Dortmund, askush nuk e vuri re që mbrojtësi i njohur mungonte në autobus.
Sport Bild raporton se Hummels u shtang kur mësoi që të gjithë ishin larguar. 32-vjeçari më pas u detyrua të kthehej i vetëm në qytetin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

