Galatasaray e kërkon në Turqi, vjen përgjigja e Leverkusenit për Xhakën

Pavarësisht interesimit të raportuar nga Galatasaray për Granit Xhakën, Bayer Leverkusen nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen e mesfushorit me origjinë shqiptare. Presidenti i klubit gjerman, Fernando Carro, ka bërë të qartë se Xhaka është një pjesë kyçe e projektit dhe nuk është në planet për t’u larguar.

“Ne jemi shumë të lumtur me Granitin. Nuk planifikojmë të heqim dorë nga ai,” deklaroi Carro për të përditshmen zvicerane “Blick”, duke i dhënë fund spekulimeve për një transferim të mundshëm në Turqi.

Edhe për vetë futbollistin, një kalim te Galatasaray nuk shihet si hap i duhur në këtë moment të karrierës, duke qenë se po kalon një periudhë shumë pozitive në Bundesligë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhaka është kthyer në një nga liderët e Leverkusenit nën drejtimin e Xabi Alonsos, duke luajtur një rol kyç në sukseset e skuadrës këtë sezon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në sezonin e tij të dytë me “Aspirinat”, 31-vjeçari ka luajtur 30 ndeshje në kampionat dhe ka shënuar 2 gola, duke konfirmuar vazhdimësinë dhe rëndësinë e tij në mesfushë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?