Gara për drejtor sportiv te Milani, Tare nuk është zgjedhja e parë

Milan do të zgjedhë drejtorin e ri sportiv që do të përfshihet në organikën e klubit brenda 15 ditësh. “Corriere dello Sport” shkruan se pas shqyrtimit të kujdesshëm emri i preferuar është Fabio Paratici, i cili më parë ka qenë pjesë e Juventusit dhe Tottenham.

Ai është i skualifikuar që nga marsi i vitit 2023 për shkak të pezullimit që mori pas skandalit që goditi Juventusin. Në garë mbetet edhe  Igli Tare, i cili  është konkurrenti i vetëm i denjë për këtë përkufizim i Paratici, por avantazhet e këtij të fundit janë të dukshme edhe sepse ish-sulmuesi i Shqipërisë ishte zgjedhje e Ibrahimoviçit.

Roli i suedezit në javët e fundit sa vjen dhe bëhet më i zbehtë, ndaj dhe me shumë mundësi Paratici pritet të përzgjidhet si drejtori i ri sportiv.

 

SHKARKO APP