Garë e fortë për “Fina Four” dhe mbijetesë, ja si ndryshon renditja e Superiores pas javës së 32-të
Java e 32-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin këtë të diel me sfidën Partizani – Bylis, e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, e cila u mbyll në barazim 1-1.
Në takimet e tjera të zhvilluara dje, Elbasani arriti një fitore të rëndësishme 2-1 në transfertë ndaj Teutës në Durrës, duke siguruar matematikisht një vend në “Final 4”.
Ndërkohë, Flamurtari triumfoi 2-0 në Rrogozhinë përballë Egnatias, duke marrë një fitore me shumë vlerë, edhe pse vijon të mbetet në vendin e fundit me 29 pikë, tre më pak se Tirana, Bylis dhe Vora.
Sfida mes Vorës dhe Vllaznisë u mbyll në barazim pa gola ndërsa edhe Dinamo City ndau pikët në një barazim 1-1 në takimin përballë bardhebluve të Tiranës.

KOHA JONË SONDAZH

