Gavi pas eliminimit: I hëngrëm për mëngjes, por na eliminuan …

Barcelona është eliminuar nga Champions League, pavarësisht fitores 2-1 në ndeshjen e kthimit ndaj Atlético Madrid në “Metropolitano”. Humbja 0-2 në ndeshjen e parë rezultoi vendimtare për fatin e katalanasve, të cilët mbetën jashtë kompeticionit.

Megjithatë, paraqitja në fushë ka lënë hapësirë për diskutime, pasi Barcelona dominoi lojën me 71% posedim topi dhe krijoi raste të shumta (2.22 xG). Pas ndeshjes, mesfushori Gavi, i rikthyer së fundmi nga një dëmtim i rëndë, u shpreh i zhgënjyer, por edhe i bindur për avantazhin e skuadrës së tij.

“Kjo eliminim na dhemb shumë. Jemi shumë më të mirë se Atlético Madrid, por në futboll rëndësi ka të shënosh dhe ata shënuan më shumë se ne,” deklaroi 21-vjeçari për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndoshta kanë më shumë përvojë në këto lloj ndeshjesh, edhe kjo vlen. Sot i hëngrëm për mëngjes , i dominuam gjatë gjithë ndeshjes. Kështu është”, vazhdoi spanjolli, duke komentuar 14 gjuajtjet dhe 2 golat e Blaugrana -s kundër 4 gjuajtjeve në portë të Atlético-s, të cilët shënuan 3. “Ata hyjnë një herë, shënojnë, dhe pastaj eliminimi bëhet i ndërlikuar dhe ti shkon në shtëpi. Kështu shkoi.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Gavit, statistikat e ndeshjes flasin qartë për dominimin e Barcelonës: 14 goditje dhe 2 gola për katalanasit, kundrejt vetëm 4 goditjeve të rrezikshme të madrilenëve, të cilët arritën të realizonin 3 herë në total.

Mesfushori spanjoll konfirmoi edhe një përplasje verbale pas ndeshjes mes stafit të Diego Simeone dhe përfaqësuesve të Barcelonës: “Në fund të ndeshjes je ende ‘i nxehtë’, këto gjëra ndodhin.”

Në përfundim, Gavi e mbylli me një mesazh të qartë: “Ne e dimë që jemi më të mirë se ata, por në fund ka rëndësi rezultati. Kështu shkoi kjo ndeshje.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?