Gazeta spanjolle sportive ”AS”, shkruan për transformimin e kuqezinjve në 1 dekadë

Kuqezinjtë janë në ”Euro 2024” dhe ndaj tyre ka vëmendje. Gazeta spanjolle sportive “AS” në një artikull të botuar kushtuar Shqipërisë vë në dukje transformimin e madh të përfaqësueses kuqezi në vetëm 1 dekadë.

Gazetari spanjoll Alex Torres kujton se në vitin 2013 kur ai vizitoi Tiranën, stadiumi “Qemal Stafa” ishte larg infrastrukturës së të qenit një impinat europian, ndërsa tifozët as që e mendonin se kombëtarja e tyre do të luante në një event madhor. Madje ata më shumë ndiqnin kampionatet kryesore të Europës. Por sipas Torres, impianti i ri “Air Albania” është një ndër më modernët e kontinentit dhe ka pritur edhe një finale të Ligës së Konferencës, ku Roma fitoi ndaj Fejnordit.

Në shkrim thuhet se kundërshtarët e kuqezinjve në Grupin B si Spanja, Italia e Kroacia janë mjaft të forte, por në vend besojnë. Transferimi i përfaqësueses shqiptare erdhi edhe falë trajnerit Silvinjo. “AS” vë në dukje dhe faktin se mentaliteti kuqezi ndryshoi me Xhani de Biazin në stol, që bindi tifozët shqiptarë se nuk ka asgjë të pamundur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?