FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gazetari italian mbron Asllanin: E padrejtë “masakra” ndaj tij, ai nuk është Calhanoglu!

Gazetari italian mbron Asllanin: E padrejtë “masakra” ndaj tij, ai nuk është Calhanoglu!

Kristjan Asllani zhvilloi një ndeshje shumë të mirë ndaj Empolit të dielën, ku dha edhe një asist në fitoren 3-1 të Interit. Në emisionin “Pressing” të “Canale 5”, gazetari i njohur sportiv italian Sandro Sabatini pas ndeshjes iu kundërvu të gjithë atyre që kishin kritikuar mesfushorin shqiptar.

“Mund të them se Asllani nuk është Çalhanoglu, por askush në Europë nuk është Çalhanoglu. Dhe nuk është faji i Asllanit, është faji i Çalhanoglut. Ndaj, edhe për faktin se mua më pëlqen të jem në anën e më të kritikuarve, a mund të them një fjalë për Asllanin?

Pasi sinqerisht më është dukur e padrejtë dhe e pahijshme masakra që është bërë nga ana e vetë tifozëve të Interit ndaj Asllanit. Asllani, të paktën ndaj Empolit, ka bërë një ndeshje të madhe. Dhe të njëjtën gjë edhe në Venecia. Asllani është një lojtar i mirë. Ai nuk është Çalhanoglu. Por nuk është se duhej ndeshja me Bolognën për të zbuluar se Asllani nuk është Çalhanoglu”, tha gazetari italian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?