“Gazprom” financon UEFA-n, të premten shpresat e De Biasit për 3 pikët nga KAS

17 prill 2015. Kombëtarja Shqiptare, nëse drejtësia do të vihet në vend, do të ketë 10 pikë në Grupin I dhe do të jetë në vend të parë, një pikë para Portugalisë së Crisitano Ronaldos. Do të ketë tre pikë më tepër se Danimarka dhe do të lërë pas me 9 pikë dy ekipet e tjera, Serbinë e Armeninë.  Kjo e premte do të jetë dita e dëgjimit të palës Shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, në Lozanë. Kjo ditë po afron dhe të gjithë tifozët shqiptarë presin që në shkallën më të lartë të drejtësisë sportive të gjejnë drejtësinë, që iu mohua brutalisht nga organet e UEFA-s, në lidhje me takimin Shqipëri-Serbi. Më 14 tetor 2014, në një stadium të blinduar nga policë e forca speciale dhe të mbushur me huliganë dhe ekstremistë serbë, e kuptueshme se nuk mund të përfundonte ndryshe ndeshja mes Serbisë e Shqipërisë. Ajo u ndërpre në ‘41, kur rezultati ishte 0-0. Dhe kur pritej fitorja e kuqezinjve në tavolinë, komisionet e Disiplinës dhe të Apelit në UEFA i dhanë fitoren 3-0 ekipit serb. Si për të balancuar vendimin absurd, Serbisë iu hoqën tre pikë nga klasifikimi për shkak të incidenteve.  Që pas dhënies së vendimit, janë ngritur akuza edhe  nga mediat më prestigjioze evropiane se UEFA ka qenë e ndikuar nga rusët dhe lobi serb për të marrë një vendim të tillë. Gjiganti rus Gazprom financon UEFA-n, dhe në këto kushte kreu i saj Mishel Platini para se të jepet vendimi nuk foli fare për huliganizmin, për racizmin, “Ivanin e Tmerrshëm”, por dënoi vetëm dronin që fluturoi mbi stadium, duke justifikuar kësisoj incidentet dhe dhunën gjatë dhe pas ndeshjes. Edhe vendimet që pasuan ndeshjen nga UEFA, i shkuan për shtat deklaratave të Platini. Por për trajnerin Gianni de Biasi, dhe shqiptarët është e qartë se njëanshmëria e UEFA-s dhe ndikimi i rusëve apo i lobit serb, vendosën fatet e këtij takimi. Megjithatë, shpresat e kuqezinjve tashmë janë varur nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, organ i pavarur nga UEFA dhe shkalla e fundit e drejtësisë sportive në Europë. Rikthimi i tre- pikëshit në favor të kuqezinjve mund të jetë më tepër se kaq  edhe një “shuplakë” ndaj huliganizmit dhe racizmit.              

Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe trajneri i Kombëtares Kuq e Zi, Gianni de Biasi, i cili ka dhënë një intervistë të shkurtër për portalin italian “Tuttomercatoweb’.

“Pres me ankth verdiktin, – është shprehur për faqen në fjalë trajneri i kuqezinjve, duke shtuar se, – “ajo që përjetuam në atë mbrëmje tetori ishte diçka e pabesueshme. Ishte diçka që ka mbetur në mendjen e të gjithëve, lojtarëve dhe tifozëve, pasi të të godasin në fushë është diçka që nuk duhet të ndodhë. Ne kërkojmë të trajtohemi në mënyrë të barabartë, – ka deklaruar De Biasi duke ju referuar në këtë mënyrë edhe vendimit të UEFA-s në lidhje me ndeshjen Mali i Zi – Rusi. Edhe kjo ndeshje u ndërpre pak kohë më parë në Podgoricë, për disa incidente që nuk mund të krahasohen me ato të Beogradit, por megjithatë UEFA i dha tre pikët në tavolinë rusëve të Fabio Capello-s. Ndaj pyetjes nëse pret një vëmendje më të madhe nga ana e UEFA-s për të ardhmen, de Biasi është përgjigjur: “Nga UEFA, pas disfatës në tavolinë dhe ndëshkimit, nuk pres më asgjë. Them vetëm se skuadra jonë në eliminatoret e Europianit është mposhtur vetëm nga situata që s’kanë të bëjnë me futbollin, por kurrë në fushë4, dhe e gjitha kjo pasi braktisëm fushën për të mbrojtur futbollistët tanë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?