‘Gazzetta dello Sport’: Interi përfiton 100 mln Euro nga shitjet e lojtarëve

Spalletti po përpiqet për të bindur sulmuesin Perisic që të qëndrojë tek Interi. Mediat italiane raportojnë se Manchester United i ka ofruar kroatit një pagë dyfishin më të lartë në krahasim me atë që merr tek Interi por oferta prej 40 milionë eurosh nuk është pranuar nga klubi zikaltër.

Drejtues të Interit janë të bindur që Perisic largohet vetëm për një ofertë mbi 50 milionë euro, shkruan “Calciomercato.com”.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Interi vetëm nga shitjet e lojtarëve pritet të përfitojë 100 milionë euro: Perisic (50 milionë euro) Brozovic (15 milionë), Banega (10 milionë euro), Jovetic (13 milionë), Ranocchia (10 milionë euro) dhe Biabiany (6.000.000).

Swiss Digital Desktop Reklama

/ SYRI.net /

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?