Gianni de Biasi, për “Sky”: Shqipërisë i rikthehet drejtësia, me 3 pikëshin nga CAS

Kaë mbetur vetëm dy ditë (17 prill), kur Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) do ta thotë fjalën e fundit për ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë. Kurse trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi ka nisur një fushatë mediatike për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar, vetëm pak ditë para vendimit të CAS-it. Duke folur për gjigantin sportiv televiziv italian “Sky Sport 24” në “Football Night”, trajneri i Shqipërisë tregoi me detaje tmerrin që përjetoi ai dhe skuadra e tij, në atë që e cilëson “ferri i Beogradit”, mbrëmjen e 14 tetorit 2014. – “Ne nuk kishim asnjë tifoz në stadium. Ishin vetëm tifozë serbë. Ishte një situatë ekstreme, nuk plotësonte asnjë kusht për një ndeshje të sigurtë. Por policia nuk ndërhyri. Disa lojtarë serbë na ndihmuan për të hyrë në dhomat e zhveshjes” – ka thënë ai. – “Pas kësaj erdhi delegati i UEFA-s për të verifikuar situatën, pa lojtarët e goditur, ndonjë me hundën e fashuar dhe të gjakosur dhe të tjerët me goditje të ndryshme. Në këtë pikë  ne i komunikuam, se ishte e vështirë të luanim, kur na kërkuan të luanim, pasi sipas tyre ua kishte kërkuar UEFA”- shtoi De Biasi. I pyetur në lidhje me vendimin e UEFA-s për humbjen e ndeshjes në tavolinë, dhe dhënies e tri pikëve Serbisë si dhe gjobitjen e dy vendeve me nga 100 mijë euro, dhe se çfarë ai priste, De Biasi theksoi se: -“Pres drejtësi për një federatë të vogël ndaj një Serbie, që sigurisht është më e madhe se ne në të gjitha aspektet, megjithatë dua ta përsëris se imazhet në fushë folën shumë qartë dhe ishin të pakundërshtueshme. Besoj se, nëse dikush i vlerëson faktet, nuk ka asnjë dyshim mbi atë që një gjyqtar do t’i duhej të vendoste”. I pyetur se, nëse Shqipëria do të merrte tri pikët, atëherë situata në grupin tonë do të kishte tjetër pamje, De Biasi u përgjigj. – “Ne jemi të dytët në renditje me 7 pikë, edhe pse nuk i kemi ato tri pikë. Por, ajo që dua të them është se përtej vendimit që do të marrë Gjykata, ne jemi e vetmja skuadër në këtë grup që jemi ende të pamundur në fushë. Ka humbur Portugalia me ne, Danimarka ka humbur ashtu si dy skuadrat e tjera. Ne kemi dy fitore dhe një barazim dhe vetëm një humbje në tavolinë. Pasi të humbësh 3-0 në tavolinë rëndon shumë. Ne kishim një golavarazh tjetër dhe për shkak të asaj humbje në ndodhemi në vendin e tretë, çka është një gjë absurde. Të gjithë lojtarët duan të kurorëzojnë një ëndërr, për të marrë pjesë në finalet një kompeticioni europian dhe besoj se është më të vërtetë një gjë e madhe për të gjithë ne, prandaj duam që edhe të drejtësia do të në japë atë që na takon dhe të na afrojë sa më shumë”. “Sky” citon faktin që puna e De Biasit është shumë e vlerësuar në Shqipëri dhe se ai tani është qytetar shqiptar. – “Jam shumë i nderuar këtu. Le të themi se prej një muaji më dhanë nënshtetësinë e nderimit, më ka dhënë shumë kënaqësi dhe kjo nënkupton se diçka kam bërë së bashku edhe me bashkëpunëtorët e mi”, – përfundoi De Biasi.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv CAS:

·         Ditën e enjte 16 prill 2015 shqyrtohet kërkesa e Federatës Serbe, e cila kërkon që t’i hiqet dënimi prej 3 pikësh, dhënë nga UEFA.

Swiss Digital Desktop Reklama

·         Ditën e premte, 17 prill 2015, shqyrtohet kërkesa e Federatës Shqiptare, e cila kërkon fitore në tavolinë, 0-3, si dhe heqjen e gjobës prej 100 mijë euro, dhënë pas ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?