Gimenez: I lumtur që jem te Milani, kam bërë tifo që i vogël për kuqezinjtë

Sulmuesi Santiago Gimenez tha fjalët e para si lojtar i Milanit, pasi u transferua nga Feyenoord.

“Në Itali kam luajtur kundër Roma dhe Lazio dhe më duhet të them se tifozët italianë e jetojnë futbollin me pasion të madh. Fundjavën e kaluar isha në derbi, në tribunë dhe ishte një çmenduri!.

Një rezultat pozitiv ose negativ ndryshon humorin e tifozëve. Për këtë arsye, unë gjithmonë dua të largohem nga fusha duke dhënë gjithçka.

Milan ishte klubi me të cilin kam qenë i dashuruar që kur isha fëmijë. Kam parë Kaká, Beckham, Ronaldinho, Gattuso, Pirlo… i gjithë grupi i lojtarëve që i bëri përshtypje botës.

Të luaja me fanellën e Milan ka qenë gjithmonë ëndrra ime që kur isha i vogël. Kam kaq shumë foto të mia kur kam veshur fanellën kuqezi në të shkuarën”, tha Gimenez.

SHKARKO APP