Gjermania dhe Anglia bëjnë “paqe”, Italia fiton ndaj Hungarisë (VIDEO)

Mbrëmja e sotme ka sjell emocione ne Ligën e Kombeve. Gjermania dhe Anglia nuk shkuan më shumë se një barazim ne super duelin mes tyre. Në “Allianz Arena” Jonas Hofmann shënoi me një goditje të fortë në hyrje të zonës në minutën e 50-të, duke ia bërë të vështirë portierit Pickford.

Në minutat e fundit Harry Kane pengohet në zonë, dhe për arbitrin me ndihmën e VAR kishte faull. Nga pika e bardhë shkoi vetë sulmuesi duke e dërguar topin në rrjetë.

Në të njëjtin grup, Italia fitoi 2-1 ndaj Hungarisë. Nicolo Barella në minutën e 30-të dhe Lorenzo Pellegrini ishin autorët e golave për “axurrët”. Goli që rihapi ndeshjen u shënua po vetë nga italianët, me Gianluca Mancinin që e dërgoi topin ne rrjetën e tij. Në duelet e tjera, Turqia fitoi me lehtësi 6-0 ndaj Lituanisë. /R.Lika-Koha Jonë/


SHKARKO APP